Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Milazim Krasniqi/ Shkëmbimi i territoreve si komplot sui generis vetëm kundër Kosovës

20:38 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto auto milaim1502262922
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në të katër anët e botës, fatkeqësisht, ka shtete që kanë pjesë të territoreve që nuk i kontrollojnë, ose i kanë të okupuara-aneksuara nga shtete fqinje. 

1. Gjeorgjia nuk i kontrollon rajonet Osetia dhe Abhazia, ama askuSh nuk i thotë t’i falë ose të bëjë pazare me to, duke i shkëmbyer me Rusinë. 

2. Ukrainës ia ka marrë Rusia Krimenë, ndërsa edhe Donbasin Ukraina e ka jashtë kontrollit. Por, SHBA, BE e NATO kërojnë të ruhet integriteti territorial i Ukrainës, e jo të hiqet doRË nga ato territore, ndonëse realisht i ka të humbura, veçmas Krimenë. 

3. Siria nuk e kontrollon një pjesë të madhe të territorit, por askush nuk po i kërkon as të heqë dorë as ta shkëmbejë. Edhe pse Sirinë e udhëheq një lider gjakatar, po kërkohet shtrirja e kontrollit të qeverisë së tij mbi tërë Sirinë. 

4.  Jemeni poashtu është në një luftë të tmerrshme civile e me intervenim të jashtëm, ku pjesë të territorit janë nën kontrollin e rebelëve. Por, askush nuk po kërkon shkëmbime territoresh. 

4. Situata të ngjashme ka pasur e ka në Somali, në Mali, në Libi, etj., ama askush nuk po u kërkon të heqin dorë prej territoreve të veta. 

Po të evokojmë gjendjen në rajonin tonë në vitet nëntëdhjetë, na rezulton e njëjta gjë: 1. Kroacia me vite nuk e ka kontrolluar një pjesë të territorit të vet, ama asksuh nuk i ka kërkuar të bëjë pazare me Serbinë me territoret e veta. 

2. Bosnja e Hercegovina edhe më keq, ka pësuar edhe gjenocid në Srebrenicë, por sërish Srebrenica ka mbetur brenda territorit të saj e nuk është lejuar ndryshimi i kufirit ose aneksimi nga Serbia. 

3. Maqedonia në vitin 2001 nuk e ka kontrolluar një pjesë të territorit, por askush nuk ka kërkuar që të hiqte dorë nga territori i vet shtetëror, ose të bënte pazare me territore. 

Është mbajtur Konferenca e Ohrit, e cila e ka ofruar një zgjidhje politike, me integrimin e shqiptarëve në shtet e duke ruajtur integritetin territorial të Maqedonisë.

Prandaj, çudi e madhe është që kjo sakrificë i kërkohet vetëm Kosovës.

Madje i kërkohet në paqe, një shteti demokratik, bile kur  ka avancuar procesi i integrimit të serbëve.

Prandaj, në rastin tonë vlen fort thënia e Zhan Klod Junkerit, që pati thënë në një rast: “Kur ke kësi miqsh, armiqtë nuk të duhen fare.”

Kosove Ndarje rusi serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.