Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mimi Kodheli: Jam figurë nacionale, jo lokale. Votoni një socialiste tradicionale si Mimi Kodheli

22:39 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 14 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur sot në “Real Story” në News24 për listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe vendosjen e saj e 21-ta në listën e Tiranës.

Kodheli tha se pavarësisht renditjes ajo do ta fitojë mandatin dhe do të marrë 11 mijë vota, duke e shpallur këtë një lloj sfide.

“Listat janë një miks i meritokracisë me prurjet e reja. Ju e dini kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor në gjykimin tim ka një ngërç që duhej rregulluar. Ne duhet të kemi një start të barabartë. Është një miks mes proporcionalit dhe maxhoritarit. Duhej një rishpërndarje. Për aq sa kohë mua më lind e drejta të kërkoj vota në të gjithë qarkun e Tiranës, pavarësisht zonës.

Jo fare nuk jam jashtë fashës fituese. Mendoj se jam një figurë nacionale dhe jo lokale. Unë do marr më shumë se 10 mijë vota dhe do kaloj ata që do marrin më pak se 10 mijë vota që sot konsiderohet i sigurt brenda fashës. Kjo është çështje jo hakmarrje, nuk di të hakmerrem, por sfidoj. Unë sfidoj këdo që mendon që unë nuk do ia mbërrij.

Kjo është logjika. Ditën që ai që më ka vendosur në atë pozicion dhe ata që kanë miratuar atë pozicion bashkë me mua, mendojnë që jam aq e zonja t’i marr 11 mijë vota që do t’i marr”, deklaroi Kodheli.

Ajo tha se beson që do e fitojë mandatin e deputetit, duke qenë dhe votim nominal përveç se partiak. Ajo bëri thirrje qytetarëve që të votojnë një socialiste tradicionale si Mimi Kodheli në zgjedhjet e 25 prillit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.