Mimoza Thaqi , shqiptarja nga Tetova, pervec shume bizneseve prej 2015 ka krijuar klubin Iam poëer (Une jam fuqia), per te gjithe ata qe kane endrra per pavaresine financiare, ata mund te jene dhe behen gjithcka cfare ata deshirojne, ku sipas Mimozes, duhet te ndjekin disa rregulla. Mimoza eshte nje grua e bukur dhe energike, nje femer nje karriere me nje familje te mrekullueshme, ku vihet re edhe mbeshtetja apsolute e bashkeshortit te saj Avni Thaqi. Ne mundem ta intervistonim per te mesuar se kush eshte Mimoza Thaqi dhe cfare eshte klubi “I am power”

1. Kush eshte Mimoza Thaqi?
Jam nene e 3 femijeve te mrekullueshem dhe grua krenare e Avni Thaqit, jetoj ne Tetove te Maqedonise. SI profesion primar kemi biznesin, merremi me biznes ne kompanine tone familjare Sun and Stars, qe e udheheqim bashke me bashkeshortin tim. Sun and Stars operon qe nga viti 2004, tregti me veshje te perdorura, ndersa ne 2016 hapen fabriken e ujit Iam Ëater Scardica. Gjithashtu kemi krijuar edhe klubin per zhvillim personal Iam Poëer i cili eshte i hapur per publikun qe nga viti 2015.
2. Cfare eshte klubi Iam Power?
Klubi Iam Poëer, eshte nje akademi per zhvillim personal.
I am poëer është platformë e bazuar në dy principe: të keni informatat e sakta, dhe të krijohet burimi i sigurtë i resurseve. Kjo është formula të cilën të gjithë njerëzit e suksesshëm e kanë përdorur për 100 vitet e fundit.
Secili i cili dëshiron që të jetë i suksesshëm duhet që ti gjej informatat e vërteta dhe kontaktet e duhura. Me shfrytëzimin e mencur të atyre kontakteve, dhe krijimin e mundësive të vërteta, secili nga ne mund të ketë jetën të cilën e dëshiron.
I am poëer paraqet klub i kufizuar për njerëz të cilët vërtet janë të interesuar të kenë sukses në jetë dhe të arrijnë qëllimet e tyre. I formuar në Janar në vititi 2015 klubi I am poëer është klubi i parë i këtij lloji i krijuar në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ideja parësore rrjedh nga klube të ngjajshme të botës të cilët ju ndihmuan shum njerëzve që të arrijnë suksesin e dëshiruar.
I am poëer është klub privat me platformë të suksesit, në të cilën anëtarët e saj, me anëtarësimin e tyre përfitojnë numër të madh të mundësive për zhvillim. Përmbajtja e këtij klubi parasheh programë të trajnimeve të certifikuara dhe seminare më ndihmën e të cilëve, anëtarët do të krijojnë ardhmërinë e tyre edhe më të mirë. Ky program është i ndarë në disa nivele dhe hapa, deri tek përfundimi i trajnimit me c’rast përpos njohurive, kthjellimit dhe inspirimit do të përfitohet një certifikat, certifikat i cili do të ndihmojë në përparimin e mëtutjeshëm.
I am poëer premton vetëm një gjë. Se vetëm nga një trajnim në këtë program Ju nuk do të jeni të njejtit ashtu sic ishit në ditën e parë kur i’u bashkangjitët klubit. Do të jeni të gatshëm të ndërmerrni hapat e sakta dhe të duhura, do të keni njohuritë e duhura dhe guximin që të arrini në suksesin dhe lumturinë e dëshiruar.

3. Si mundet qe nje individ qe do te permiresoje jeten e tij te regjistrohet ne Iam Power?
Duke aplikuar ne ëebfaqen: https://iampoëerblog.ëordpress.com/2018/12/21/apliko-per-iam-poëer/
4. Sa eshte numri i njerezve qe kane permiresuar jeten duke degjuar leksionet e Iam Power?
Shifer te sakte nuk kemi, por jane qindra persona, qe kane permiresuar jeten e tyre per me mire, ka edhe nga ata qe kane qene ne nje seminar apo kane blere disa libra dhe jetojne enderren e tyre.Disa kane bere edhe miliona, nje deshmi eshte ka filluar si kamarier e tani posedon disa restorane ne SHBA, nje rast tjeter eshte ka qene ne nje seminar e tani jeton enderren e tij ne Neë York avenue. Nje biznes ne Kosove ariti te posedoj nje qender te madhe tregtare, ka raste ku kane qene ne depresion te thelle e tani jane te lumtur, pa perdorim te medikamenteve. Varesish kush cfare do ne jete ate e arrin. Eshte rasti i motres sime Burbuqe Raufi e cila u sherua nga kanceri ne veshke. Keto informacione jane te fuqishme dhe krijojne jete te bukur per ata qe e aplikojne.

5. Ne sa vende shtrihet fuqia e klubit tuaj privat?
Iam Poëer eshte platforme online, dhe eshte e shtrire ne mbi 30 vende te botes, gjithkush qe ka internet ka mundesi te jete anetar ne Iam Poëer, pa marre parasysh se ku jeton.
6. Per ata qe duan nje jete te suksesshme cfare do te ju thuash permes kesaj interviste?
Te gjithe duan jete te suksesshme dhe me te mire, por jane vetem disa qe ndermarin hapin e sakte qe te ecin drejt suksesit. Kjo rruge eshte natyrore eshte gjuha e zemres se tyre, eshte rruge me sfida por ne Iam Poëer mesojne si ti tejkalojne ato. Sepse “nuk eshte, se cfare hame por cfare tretim qe na ben te shendetshem, nuk eshte cfare mesojme por cfare aplikojme qe na ben te suksesshem dhe nuk eshte sa para fitojme por sa kursejme qe na ben te pasur.” Per ata qe kane mprehtesi te mendimit, qe kane vizion dhe mision te sakte, une ju them ndiqni zerin e zemres suaj qofte permes Iam Poëer, qofte permes nje rruge tjeter, por mos u dorezoheni asnjehere, sepse ju nuk paguani cmimin e fitores por paguani cmimin e deshtimit, ndersa me fitoren vetem kenaqeni.

7. Cili eshte projekti i ardheshem i Mimoza dhe Avni Thaqit dhe Iam Power.
Projekti yne eshte krijimi i sa me shume trajnimeve dhe seminareve per kete vit, zgjerimin e informacionit per zhvillim personal ne me shume vende te botes, dhe krijim te lirise financiare per ata qe duan nje jete me te mire dhe duan te jetojne ne vendin e tyre. Te ndihmojme sa me shume njerez te jetojne jete te lumtur, te suksesshme dhe te shendetshme.

8. Nje mesazh per lexuesit e Tirananews.al, duke shpresuar qe ndezim ndonje shkendij ne zemrat e tyre?
Iam Power, lindi si nje domosdoshmeri ne jeten dhe biznesin tone, pa keto informacione te cilat tani i ndajme me te gjithe ne nuk do te kishim familjen e cila eshte shtylla e shoqerise, nuk do te kishimi biznesin dhe sdo te benim impaktin qe te ndryshojme jetera te shume njerezve per te mire. Duke u bazuar ne shkallen e depresionit e cila ne Maqedoni vitin e kaluar eshte ritur me 30% ne konsumim te medikamenteve antidepresant besoj se nje informate e tille duhet te jete esenciale per ndryshim te shoqerise sone, sepse nese ne nuk ndryshojme individin shoqeria nuk do te ndryshoje asnjehere. Gjithnje duke u nisur nga vetja, duke permiresiar mendimet tona, duke ndryshuar perceptimin per gjerat gjerat do te ndryshojne. Degjoni zemren tuaj celesin e miresise dhe suksesit tuaj!
Anduena SEFGJINI