Minatorët kanë nisur protestën e radhës para godinës së kryeministrisë, ku kanë kërcënuar me grevë urie nëse qeveia nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre për miratimin e statusit. Ata i kanë lënë afat qeverisë deri më 22 shkurt.
Në letrën e tyre kërkohet:
Të miratohet statusi i minatorit;
Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale.
Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
Të përmirësohen kushtet e punës;”, shkruhej në letrën e tyre.
Ata shprehen se kërkesat e tyre po bien në vesh të shurdhër dhe asgjë nuk po bëhet në këtë drejtim. “Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.