Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa edhe fruta të freskëta, madje edhe më shumë.
Në fakt, një pjesë e tyre janë të tilla nga natyra e tyre, si arrat dhe lajthitë, ndërsa të tjera dehidratohen: kajsitë, luleshtrydhet, rrushi apo edhe bananet. Secili frutë ruan shijen e frutit të tij të origjinës dhe, për më tepër, është edhe më i koncentruar. Duke qenë shumë të pasura në glucide, konsumimi i tyre nuk e zëvendëson atë të mollëve dhe portokajve, të cilët kanë shumë lëng. Por ato janë të mira për shëndetin, sidomos kur përdoren përpara aktivitetit sportiv. Dhe ato janë sidomos të këndshme.
Vajorët, të cilët kanë përmbajtje yndyrore, janë frutat e thata më energjike. Ata kanë gjithashtu përmbajtje të lartë me fibra dhe acide yndyrore. Këto fruta nuk duhet të përdoren në sasi tepër të mëdha, sidomos për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me glucide. Është mirë që ato të konsumohen të papërpunuara, në mënyrë që të kufizohet sasia e tepërt e kripës.
Frutat e thata apo të dehidratuara artificialisht konservohen shumë më gjatë se frutat e freskëta. Në larminë e formave të tyre, ato mund të konsumohen më vete, në sallatë apo të gatuara, ndërsa pluhuri i bajames përdoret shpesh edhe si përbërës i ëmbëlsirave.