Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për minishengenin rajonal në mbledhjen e përbashkët të qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se është projekti i daljes përfundimtare nga kurthi i historisë.
Rama tha se është projekti i të rinjve, duke e cilësuar si projekt të spostimit tonë në një hapësirë më të madhe që do e kthejë rajonin nga një vrimë e zezë në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime.
“Projekti ishengenit rajonal është projekti i rinisë shqiptare, rinisë shqiptare në Shqipëri e Kosovë dhe kudoqoftë. është projekti i të gijthë atyre që ende sot janë në kopsht, ende sot janë në shkollën fillore, ende sot janë në një moshë pa të drejtë vote, dhe për të cilët është përgjegjësa jonë e madhe të vendosim. Wshtë projekti i të rinjve sepse është projekti i daljes përfundimtare nga kurthi i historisë dhe i spostimit tonë në një hapësirë më të madhe e cila jo vetëm do të na krijojë të gjithëve shumë më tepër frymëmarrje e mundësi në çdo aspekt, jo vetëm që do ta kthejë këtë rajon na një vrimë e zezë në perceptimin e të tjerëve në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime por edhe do të kryejë një mbështetje të madhe për të gjithë për integrimin përfundimtar në BE. Nuk duhet të jetojmë me iluzione, duhet të jetojmë me realitetin dhe duhet ta shohim realitetin sa më shumë me sytë e atyre që janë më të vegjël. Unë besoj se bashkëpunimi ynë në këtë drejtim sot është i hapur përgjithësisht, koha e mureve ideo-psikologjike besoj që ka kaluar”, tha Rama.
