Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Balla në takimin e policive shqiptaro-italiane: Lufta kundër drogës mbetet prioritet

09:18 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4f6ce055 3cd8 42c6 9894 b5d4af71225d 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti dhe falënderoi strukturat e përfshira në fushatën antikanabis për vitin 2023, gjatë një veprimtarie ku u bënë publike të dhënat zyrtare dhe arritjet konkrete. Në 2023 janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë narkotike, një pjesë e tyre në fazën e mbjelljes në kubikë. Policia ka kryer 184 mijë kontrolle, me mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të saj.

“Puna për ta mbajtur Shqipërinë të pastër nga kanabisi, nuk duhet të përmbyllet këtu, ajo duhet të vazhdojë në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjitha institucioneve ku duhen përfshirë më së miri edhe institucionet e pushtetit vendor, agjencitë e mjedisit, të pyjeve, edhe bizneset private, shërbimet zjarrfikëse, policitë bashkiake, pse jo, edhe Shërbimet Private të Sigurisë”, apeloi ministri.

Në takimin e përbashkët mes Policisë së Shteti dhe Policisë italiane, ku mori pjesë Ambasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Balla tha se lufta kundër drogës mbetet prioritet dhe angazhim kryesor i strukturave të rendit. Ajo po jep rezultate, falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, si dhe Paketës së Sigurisë në Shkolla.

“Që nga dita ime e parë në këtë detyrë, kam ngritur shqetësimin se kultivimi i kanabisit është lidhur ndër vite, edhe me përfshirjen e ndonjë punonjësi të Policisë së Shtetit, ndoshta qoftë edhe me një mbyllje sysh, apo me një mosreagim. Koha dhe rezultatet më kanë dhënë të drejtë”, nënvizoi Balla, duke vënë theksin tek vetëpastrimi i Policisë si proces që rrit besimin e qytetarëve.

Më tej, ai u shpreh se ka një rritje të nivelit të besueshmërisë dhe të bashkëpunimit mes policisë italiane dhe policisë shqiptare, duke nënvizuar se “Italia, mbetet partneri ynë strategjik, me të cilin kemi një histori të konsoliduar bashkëpunimi”.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.