Gjatë prezantimit të arritjeve për vitin 2022 dhe objektivave për vitin 2023, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia Kriminale do të ketë tashmë drejtori të veçanta që do të merren me narkotikët, me krimet e organizuara dhe krimet e rënda.
“Kemi krijuar një drejtori të veçantë që do të merret me narkotikët, një drejtori të veçantë që do merret me krimet e organizuara dhe padiskutim me një strukturë të veçantë me krimet e rënda.
Ky ristrukturim besoj që do të japë një shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do të shohim edhe frytet e mënyrës së organizimit të ri, kryesisht kundër krimit të organizuar, drogave, trafikut njerëz dhe bandave të strukturuar që gjithmonë e më tepër kanë marrë vëmendje jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën për t’u adresuar sa më mirë”.