Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Gonxhja: Regjistrimet në arsimin profesional, më të lartat në 25 vitet e fundit

16:15 / August 9, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gonxhja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se numri i regjistrimeve në arsimin profesional ka arritur nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një “arritje historike”. Sipas tij, aktualisht 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në arsimin profesional, një tregues që shënon rritje të ndjeshme dhe i atribuohet reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Falë investimeve moderne, laboratorëve të pajisur, stafit mësimdhënës të kualifikuar, profileve të reja dhe arsimit dual, rezultatet janë të prekshme. Jemi në rrugën drejt objektivit që deri në vitin 2030, një në tre nxënës të ndjekë arsimin profesional”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Arsimi i mesëm profesional ofron programe kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, duke përgatitur nxënësit për profesione specifike nëpërmjet aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.

Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione në mbarë vendin, prej të cilave 31 janë shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime të nivelit të mesëm, programe të arsimit dual, kualifikime pas të mesme dhe kurse afatshkurtra të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

Arsimi profesional Blendi Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.