Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ai komentoi edhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Protesta është element i rëndësishëm i demokracisë, tha ai, por dhuna është përtej limiteve të shtetit të së drejtës.
“Protestat janë një element i rëndësishëm i demorkacisë në gjithë botën dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta. Të githë të marrin masa për protesta të paqme pasi është një e drejtë thelbësore po duhet të qëndrojë brenda limiteve të shtetit të së drejtës. Dhuna shkon përtej këtyre limiteve. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin të djegë mandatin, partia ime nuk ka qenë e përfshirë në qeveri për 5 vite me radhë”, tha ai.
I pyetur për hapjen e negociatave, Grapperhaus tha se duhet të presim raportin e KE, që Holanda të ketë qëndrimin e saj për vendimin e qershorit ndaj Shqipërisë.