Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

11:27 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave ka mbledhur Këshillin Tatimor ku ka prezantuar strategjinë e të ardhurave deri në 2027-ën.

Fokusi i saj do të jetë rritja e të ardhurave tatimore e doganore. Ministri ka thënë se një nga shtyllat kryesore të saj do të jetë goditja e fenomenit të nën deklarimit të pagave si dhe përmes inteligjencës artificiale do të luftojnë informalitetin.

“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha z. Malaj.

Sa i përket miradministrimit doganor, Ministri tha se fokusi kryesor do të jetë në zhvillimin e sistemeve të IT-së, në mënyrë që administrata doganore të ketë mundësi që të bëjë një profilizim më të thelluar të riskut për subjektet tatimpaguese, sikundër dhe të rrisë zhvillimin analitik të të dhënave të tyre në mënyrë që të sigurohet një rritje e qëndrueshme në mbledhjen e të ardhurave doganore.

Mbledhja e Këshillit Tatimor vijoi me një prezantim të detajuar të draft Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit, 2024-2027, e më pas me diskutime nga anëtarët e KT.

evazioni fiskal keshilli tatimor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.