Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Zgjerimi vijës bregdetare, prioritet i Tsipras

11:05 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20190312 katrougalos real
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjerimi i vijës bregdetare është prioritet i Tsipras, është shprehur ministri i jashtëm grek Jorgo Katrugalos në një intervistë për radion Real M.

Mes të tjerash ai është pyetur për ecurinë e marrëdhënieve bilaterale me Shqipërinë. Gjatë bisedës sipas Balkanweb, gazetari është referuar në dialogun e mëparshëm mes dy dikastereve si dhe në deklaratat nxitëse në vijim të palës shqiptare, duke pyetur nëse këto episode kanë bllokuar procedurat dhe si konkretisht po ecin negociatat për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.
Ministri grek është përgjigjur se vonesat vijnë për shkak të trazirave në Shqipëri por dhe për mungesën e përgjigjeve për minoritetin grek.

“Është e drejtë vërejtja për sa i përket vonesës në negociata, ka arsye, ne padyshim që marrim parasysh trazirat politike në vendin fqinj. Ndërkohë që duhet të marrim dhe përgjigje për çështjet e parashtruara dhe madhore të minoritetit grek: konkretisht janë dy ligje që referohen në të drejtat përkatëse, ligji për mbrojtjen e pasurisë së palëvizshme në bregun e Himarës, si dhe ligji i përcaktimit të identitetit, që ofron mundësinë e deklarimit si minoritar në procesin e regjistrimit. Janë dhënë disa përgjigje nga pala shqiptare, në një farë mënyre mund të them se kanë rifilluar diskutimet, por është akoma tepër herët të parashikojmë rezultatin. Megjithatë, theksoj sërish se vullneti ynë është ecuria dhe përmirësimi i çështjeve bilaterale, e përmes këtij përmirësimi të lirohet dhe rruga europiane për Shqipërinë”.

Në lidhje me deklaratat e mëparshme të qeverisë greke, përfshi dhe të ish-ministrit Nikos Koxhias, për vijën bregdetare dhe zonën ekskluzive ekonomike, ministri Jorgos Katrugalos ka deklaruar se “zgjerimi i vijës bregdetare dhe përcaktimi i zonës ekskluzive ekonomike është ndër prioritetet e kryeministrit Cipras. Madje, zgjerimi i vijës bregdetare përfshihet në projektin e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, ky i fundit nëse realizohen negociatat e duhura. Bëhet fjalë për një vendim politik që sipas kryeministrit do të mbyllet me miratimin e legjislaturës përkatëse.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, gjithsesi, nuk ka përcaktuar afatin kohor të negociatave për paketën e çështjeve me Shqipërinë, që sipas tij janë në varësi të plotë të vendimeve për shelfin detar. Por ka theksuar se përbëjnë një prioritet për Greqinë dhe jo thjesht deklarata impresionuese kalimtare.

ministri tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.