Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Peleshi falenderoi për këtë kryeministrin Rama, i cili sipas tij është angazhuar për rritjen e pagave, pas përballjes së ushtrisë me zjarret në gusht të këtij viti.
Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Peleshi nënvizoi se 65% e do të jetë buxheti për modernizimin. Peleshi tha se ushtria jonë do të vijojë që të jetë aktive në misionet ndërkombëtare.
Në fjalën e tij ministri Peleshi tha se brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura.
‘32% më shumë do jetë buxheti i 2022 krahasuar me buxhetin e këtij viti. Është 32,6 milardë lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve. Kemi dyfishim të investimeve në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.
Veçoj si historike të prekshme dhe me rritjen e motivimit dhe shtimin e dinjitetit një arritje të madhe të këtij buxheti që është rritja me 30% e pagava nga ushtari i parë e deri tek ai me grada më të larta. Kryeministri është angazhuar publikisht pas përballimit me zjarret në gusht të këtij viti. nuk kam pse e fsheh mendoja se një rritje do të vinte deri në 15%. Kryeministër në emër të Forcave të Armatosura faleminderit. Ne angazhohemi që të ngremë në një sistem tjetër sistemin tonë të rekrutimeve. e kuptojmë që nuk janë në nivelin e duhur zyrat e rekrutimit”, tha Peleshi..
