Ministria e Arsimit ka bërë sot disa ndryshime në udhëzimin për orgaizimin e provimeve kombëtare të maturës shtetërore 2020.
Në udhëzimin numër 16 të datës 12.06.2020, thuhet se nga 2 orë që kanë zgjatur dy provimet e para, ai i gjuhës së huaj dhe i gjuhës shqipe dhe letërisisë, provimet e mbetura do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
“Në pikën 8, të udhëzimit nr.28 datë 12.12.2019, togfjalëshi “… dhe zgjasin 2 orë”, zëvendësohet me togfjalëshin “… dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.”
Ndërkohë, kujtojmë se maturantët kanë zhvilluar sot një protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë dorëzuar një peticion em 6 kërkesa.
