Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministria e Brendshme jep alarmin: Po planifikohen sërish akte dhune, do përgjigjemi

16:56 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besfort Lamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme jep alarmin se dhuna do të përsëritet edhe në protestën e sotme të opozitës. Në një deklaratë urgjente pak para se të fillojë tubimi i opozitës, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. paralajmëron se ligji do të veprojë mbi të gjithë ata që shkelin ligjin. “Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është afektimi edhe për disa minuta i qytetarëve, të papërfshirë në tubim, nga gazi lotsjellës.

Dënojmë me ashpërsi aktin e organizatorëve të tubimit të dhunshëm, për devijimin e tij nga Bulevardi drejt zonave të populluara, duke afektuar kështu dhe qytetarë që nuk kishin lidhje me tubimin.  Sipas deklaratave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot.  Ata që prodhuan, shpërndanë e përdorën bombat molotov dhe lëndët e tjera të rrezikshme mbi forcat e rendit, në mbrëmjen e 11 majit, do të tentojnë të përsërisin të njëjtat akte dhune edhe në manifestimin e sotëm.  Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit”, tha Lamallari.

Ministria e Brendshme dënon ashpër sulmet e rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë tubimit të dhunshëm të 11 majit.

“Qindra bomba molotov të prodhuara dhe shpërndara sipas një plani kriminal, janë hedhur drejtpërdrejtë, me intensitet të lartë mbi punonjësit e policisë, në krye të detyrës.

Veç bombave molotov, mbi forcat e rendit janë hedhur horizontalisht bateri të tëra me fishekzjarrë të ndaluar të kalibrit të lartë, nga një distancë shumë e afërt.

Megjithatë Policia e Shtetit u tregua profesionale, ashtu si në manifestimet e kaluara, dhe nuk arriti për asnjë moment limitet e reagimit të ligjshëm”, tha zv. ministri Besfort Lamallari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda

12:23 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

09:47 / July 14, 2026

Marta Kos: “Super e Marta” për zgjerimin e BE-së, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave

09:36 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.