Ministria e Brendshme bën me dije se është shtyrë afati i letërnjoftimeve (kartës së identitetit) deri në shtator 2021.
Me anë të një postimi në rrjetet socaile Ministria bën me dije se ky vendim është shtyrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.
Gjithashtu Ministria u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.
