Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ministria e Drejtësisë në Kosovë firmos kërkesat e ekstradimit për reperët Noizy, Stresi dhe ”DJ Crax”

17:37 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas arrestimit në një lokal nate në Shëngjin mbrëmjen e së martës, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka firmosur kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet. Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t’u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij.

Reperi Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ranë në pranga në mesnatë në një klub nate në Shëngjin Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë. Noizy dhe Dj i tij akuzohen për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni, pasi e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’ në një klub nate në Kosovë.

Noizy në reagimin e parë për këtë situatë është shprehur se ky denoncim është i padrejtë dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.”Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”.

Pas Noizyt, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të arrestojë edhe Stresin. Reeperi në një intervistë televizive tha se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij. ”Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq”,-thotë Stresi.

Dj Crax noizy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.