TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri, dhe 5 janë ende aktive

12:59 / July 24, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë aktualisht aktive dhe 13 prej tyre janë shuar. Ministria e Mbrojtjes njofton se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive të Forcave të Armatosura dhe 20 forca të Policisë se Shtetit.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend

Në fshatin Mollas, Cërrik, në fshatin Ramanat, bashkia Durrës, në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, bashkia Malesi e Madhe, në fshatin Rrenc, bashkia Shkodër,në fshatin Risili, bashkia Vlorë, në fshatin Panaja dhe Kerkovë, bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, bashkia Lushnjë.

Gjate 24 orëve të fundit janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 efektivë zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive të Forcave të Armatosura dhe 20 forca të policisë se shtetit.

Aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri në:

Në Bërzane në bashkinë Lezhë ku gjate ditës së djeshme situata agravoi në orët e pasdites, por nga puna e forcave në terren është arritur të vihet nën kontroll. Ditën e sotme ka vijuar sërish operacioni në orët e para të mëngjesit për shuarjen përfundimtare të vatrës.

Zjarri në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbulles”, bashkia Poliçan, ku janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku dhe është arritur mbajtja jashtë rrezikut të lagjeve Mema dhe Hyraj. Sot ka vijuar puna për shuarjen përfundimtare të tij.

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, është aktualisht vetëm një vatër e cila vijon djegien brenda perimetrit të saj me intesitet të ulët. Forcat e shërbimit zjarrfikës bëjnë monitorimin e saj përgjatë gjithë 24 orëshit.

Janë izoluar vatrat në Qarkun Elbasan ajo në bashkinë Prrenjas në pyll ahu në zonën e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras të bashkisë Librazhd. Ditën e sotme ka filluar ndërhyrja nga forcat operacionale për shuarjen përfundimtare të tyre.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si ato ne nivelin vendor dhe ne nivelin qendror janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes/AKMC ju bën thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta, në përdorimin e mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr.

E përsërisim me forcë mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

zjarre
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

I dënuar me burg përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, shfaqet pas 25 vitesh Musa Protoduari

22:27 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.