Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 26 vatra zjarri

12:03 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata me zjarret në vend vijon që të jetë problematike. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me situatën nga zjaret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. “Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

• Fshatin Goriçan, bashkia Dimal.
• Fshatin Muçaj dhe fshati Marikaj, bashkia Vorë.
• Fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë.
• Fshatin Vakuf, bashkia Dibër.
• Lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër.
• Fshatin Mursi, bashkia Konispol.
• Fshatin Rranxa dhe fshati Barbullush, bashkia Vau-Dejës.
• Fshatin Shirokë-Zogaj, fshati Vilëz dhe në lagjen “Dobraç, bashkia Shkodër.
• Fshatin Delaj, fshatin Vukpalaj dhe fshatin Culaj, bashkia Malësi e Madhe.
• Në njësinë administrative Pukë, bashkia Pukë.
• Fshatin Kurçelaj, bashkia Klos.
• Fshatin Ploçë, bashkia Selenicë.
• Fshatin Veribob, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshën, bashkia Mirditë
• Fshatin Halil, bashkia Krujë
• Fshatin Velçan, bashkia Berat
• Fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
• Fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas.

Për shuarjen e këtyre vatrave gjatë ditës së sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe qendror si dhe kapacitetet nga toka dhe ajri. Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit bllokojnë rrugën te kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’/ Përplasen me policinë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve

09:59 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë

09:55 / July 23, 2026

Nis protesta para Kuvendit, policia blindon zonën para seancës plenare

09:51 / July 23, 2026

Protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, policia blindon zonën dhe zgjeron perimetrin e sigurisë

09:49 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.