Ministria e Shëndetësisë beri te ditur se gjate 24 oreve te fundit janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.
Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç.
