Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 642 testime 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar 85 persona.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.
Janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
