Në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:
66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
