TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Një tjetër bashkëpunim me Albërije Hadërgjonajn? Ja çfarë paralajmëroi Beatrix Ramosaj

23:26 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Ministrja Balluku: Do të ndërtohen 2 parqe fotovoltaike në Korçë

10:27 / June 9, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar disa vendime të Këshillit të Ministrave për energjinë elektrike. Balluku tha se është kaluar projektvendimi që prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike të paguajnë disbalancat.

“Kemi kaluar një projektvendim për disbalancat të shkaktuar nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, e cila synon miratimin e mënyrës së trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga këta prodhues dhe kostot përkatëse. Deri më sot të gjithë prodhuesit, qoftë nga hidrocentralet e vogla apo parqet fotovoltaike, disbalancat i mbulonin operatorët shtetëror, ndërkohë që duke filluar nga dita e sotme, të gjithë entitetet që prodhojnë energji dhe janë prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike do të paguajnë disbalancat që është çmim simbolik por shëndosh sistemin elektroenergjetik dhe financat e kompanive shtetërore që operojnë në këtë sistem”, tha Balluku.

Ndërsa në Korçë do të ndërtohen parqet fotovoltaike, ku secili prodhon nga 20 MWH dhe 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit do t’i jepet shtetit shqiptar

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike në qarkun e Korçës, secili nga 20 MWH, pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, pra investim privat. Ky është lajm shumë i mirë, është investim nga entitete vendase, por që përkon me një periudhë shumë të vështirë sa i përket energjisë elektrike kur ne si vend kërkojmë të rrisim kapacitetet prodhuese sidomos ato të energjisë së gjelbër, dhe iniciativa të tilla mbështeten për t’i dhënë shpejtësi më të madhe për ndërtim dhe procedurat.

Shteti shqiptar përfiton nga këto parqe pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet shtetit shqiptar në formë produkti ose pagese në formë të rentës.

Gjithashtu një tjetër vendim është projektvendimi për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure për zhvillimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror. Të dy vendburimet që kanë qenë në pronësi të Al Petrol, në fund të jetës së ciklit të investimeve do të kemi rijetësim, parashikohet që në fazën e eksplorimit të investohen 500 mijë dollarë për secilin vendburim, investim i rëndësishëm në fushën e gazit”, tha Balluku.  

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Agron Duka ngre alarmin: “Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë”

22:52 / June 29, 2022

Rama publikon pamjet nga pritja për darkën e punës nga samiti i Madridit! Kujdeset të filmojë çdo gjë

22:20 / June 29, 2022

“Mashkulli nuk mban ‘barrë’”, plas “sherri” mes Evi Kokalarit dhe Ristanit: 5 minuta më parë ia hoqe çdo të drejtë mashkullit

22:07 / June 29, 2022

Erjon Braçes tregon arsyen pse u largua: “Nuk mund ta ndaja qeverinë me një tjetër”

21:58 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022

Sociologu: Duhen mbështetur gratë për abortin. Nënkryetarja e Bashkisë: Ça borxhi kam unë…?

23:12 / June 29, 2022

Eksploziv hotelit në Sarandë për herë të dytë, zbulohet kush është pronari 

23:01 / June 29, 2022

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, informacionet e para për ngjarjen

22:57 / June 29, 2022
Te fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.