Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ministrja Balluku: Hapim dyert për studentët e Inxhinierisë

11:47 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentet 765x383
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapë dyert për studentët që ata të zhvillojnë praktikat mësimore, ndërsa do të realizohet edhe punësimi i studentëve ekselentë.

Kështu deklaroi sot, Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, duke folur në takimin e organizuar për prezantimin e Paktit për Universitetin.

Duke folur për procesin e patronazhimit të universiteteve nga ministritë, Balluku tha se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë në patronazh Universitetin Politeknik të Tiranës.

“Ne evidentuam problematikat e ngritura dhe mundësitë dhe zgjidhjet që mund të ofroheshin. Konkretisht në Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit është një ndërtesë që ndodhet pas godinës së fakulteteve, që mund të shndërrohet në një ndërtesë multimodale. Aty do të ketë edhe disa nga zyrat e arkitekturës, private, që do të zhvillojnë projektet e tyre, por do t’i jepet një pjesë universitetit, e cila mund të përdoret nga studentët si laborator për praktikat”, tha ajo.

Një tjetër çështje, sipas Ballukut, ka të bëjë me praktikat e studentëve, të cilat janë shumë të rëndësishme për studentët pasi kanë kreditet e tyre.

Balluku shtoi se Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, ka marrë përsipër me numra të saktë për të realizuar praktikat e studentëve.

“Ministria ka marrë në patronazh që të përmirësojmë financat e universitetit përmes bashkëpunimit me Ministrinë. Kjo mund të bëhet përmes kërkimeve studimore, konsulencës që fakulteti mund të na ofrojë dhe gjithçka që ju mund të prodhoni në shërbim të Ministrisë”, deklaroi Ministrja. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.