Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Balluku: Të vazhdojmë punët e mira që kryebashkiaku Malaj ka bërë në Mat

20:55 / June 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e qarkut Dibër Belinda Balluku siguron se transformimi në Mat do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme. Nga Mati ku u prezantuan kandidatët për kryetar të PS, Balluku theksoi se kjo bashki nën drejtimin e kryebashkiakut Agron Malaj ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme që kanë sjellë dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“PS është padyshim forca më e madhe dhe është ajo forcë e cila ka sjellë ndryshimin. Dhe nëse flasim për ndryshim, nëse flasim për rezultate, mund të flasim pa frikë në këtë qytet, në bashkinë e Matit. Në bashkinë e Matit, të cilën unë e mbaj mend vetëm para 4-5 vjetëve që nuk kishte asnjë krahasim me atë që është sot. Sot ti ndjen erën e blinëve dhe kopshtet, parqet apo qendra e qytetit janë të mbushur me fëmijë, me nëna, me pensionistë, të cilët kalojnë kohën në mënyrën më të mirë në një qytet që është ringjallur dhe njëherë, për t’ju bërë juve të gjithëve krenarë dhe për të më bërë mua krenare me punën që Goni ka bërë në këtë bashki. Po sigurisht Goni është përfaqësues i Partisë Socialiste, kështu që të vazhdojmë punët e mira, ashtu siç kemi bërë këtu në Burrel. Të vazhdojmë punët e mira siç kemi bërë me rrugën e Arbrit apo gjithçka tjetër që ju prek juve, por ju vetëm juve, por gjithë Shqipërinë”, deklaroi Balluku.

Ministrja Balluku shprehu bindjen se puna e mirë e bërë në këto vite do të reflektohet edhe në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.  “Në Mat ne kemi pasur rezultate shumë të mira do të thoja, rezultate historike, por që ne do të vijmë këtu në nisjen e fushatës, mbas më pak se 1 vit dhe do të kërkojmë që të rriten votat për Partinë Socialiste. Të kemi shifra më të larta dhe nga do të dalin këto vota nëse jo nga dyert e hapura të një partie e cila nuk rresht së reformuari. Partia Socialiste e ka në gjenetikën e saj të jetë e hapur, të jetë transparente, të ketë debat demokratik dhe për më tepër të jetë tërheqëse edhe për ata qytetarë të cilët për njëfarë kohe kanë aderuar në forca të tjera politike apo kanë besuar në forca të tjera politike, por që kanë të drejtën e plotë, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë që të ndryshojnë mendim dhe kur e ndryshojnë mendimin një i djathtë apo një qytetar që i përket një force tjetër politike, kur e ndryshon mendimin për shkak të rezultateve të punës sonë, ai nuk duhet përjashtuar. Atij i duhet hapur dera dhe duhet të afrohet në radhët tona, pasi ka kuptuar që e vetmja rrugë, e vetmja zgjidhje, e vetmja e mirë për Shqipërinë, është Partia Socialiste”, shtoi ministrja Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votimi i Reformës Territoriale, Sara Mile: S’kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt vlerën e kartonit tonë, ishte vendim grupi

22:18 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Reforma Territoriale, PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë

20:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.