Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë.
Vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e 12 tetorit, ndërkohë që të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Lexo edhe- Ditët e fundit të shtatzënisë/ Olta Xhaçka në pritje të vajzës së dytë
Pavarësisht shtatzënisë ministrja ka qenë në detyrë deri ditën që lindi, duke mos u shkëputur asnjë ditë nga puna e saj. Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish deputeti Artan Gaçi janë prindër të një vajze 4-vjeçare të quajtur Hana. Ndërkohë presim të mësojmë se si e kanë pagëzuar vajzën e vogël.
