TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

19:07 / September 28, 2023

I veshur me rroba ushtarake, 32-vjeçari hap zjarr në një spital në Holandë, disa të vdekur

18:56 / September 28, 2023

Numri i lartë i emigrantëve/ Gjermania ashpërson kontrollet kufitare

18:46 / September 28, 2023

Arsyeja e tritolit në Durrës ishin grushtet e Noizyt ndaj Cllevios, nënës së Laert Haxhiut i erdhi keq për reperin

18:46 / September 28, 2023

VIDEO/ Përmbytje masive në Stamboll

18:34 / September 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Ministrja Besa Shahini: Nga përgjysmimi i tarifës përfitojnë 90 mijë studentët!

18:10 / January 22, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Pakti për Universitetin zgjidh kërkesat e studentëve dhe në jemi në fazën e diskutimit me studentë në universitete, por deri në tani nga vendimi për përgjysmimin e taksave përfitojnë 90 mijë studentë nga 108 mijë që janë në tërësi”, deklaroi sot Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në konsultim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani për Paktin për Universitetin.

Gjatë bashkë konsultimit me studentët, Shahini u shpreh se “Pakti për Universitetin” është një dokument prej 30 faqe dhe besoj se studentët keni pas rastin ta shihni.

“Ndër pikat kryesore që janë artikuluar në dhjetor kanë qenë tarifa, studentet kërkuan përgjysmimin e tarifës dhe një sur vendime u morën në dhjetor për pagën financiare për të trajtuar studentë dhe nga 108 mijë studentë përfitojnë 90 mijë studentë. Pra të gjithë studentë që janë në ciklin parë të studimeve kanë përfituar ulen e tarifës prej 50% pastaj janë studentë ekseset që janë përjashtuar nga tarifa dhe bursa për ta. Po ashtu përfitojnë dhe studentë me nevoja të ndryshme sociale që janë përfshirë sipas kategorive”, tha ministrja.

Më tej, Shahini shtoi se “edhe për studentët e masterit dhe që janë ekselentë përfitojnë ulje prej 50% tarifës së studimit. Gjatë kësaj periudhe kemi hapur dhe një faqe te “shqiperiaqeduam.al” ku po u kthehet përgjigje studentëve që kanë paqartësi apo kanë patur paqartësi në sekretaritë e universiteteve”.

“Që të përfitojnë studentët është dashur të krijohet dhe një bashkëpunim më i thellë mes ministrisë dhe universiteteve, pasi këta të fundit përcaktojnë se kush përfiton”, tha ajo.

Shahini thekson se këtë vit akademik do të përfitojnë të gjithë studentët nga përgjysmimi i tarifës.

“Ndër pyetjet kryesore që kemi pas është se nëse studentët që kanë notën mesatare nën 6 a do të përfitojnë ulje të tarifave këtë vit. Po të gjithë studentët e bachelorit, pavarësisht se ka apo jo provime të mbetura të gjithë përfitojnë përgjysmim të tarifës”, shtoi ministrja.

Ajo shtoi se studentët e ekselencës që kanë provim të mbartura nuk përfitojnë.

“Një tjetër pyetje ka qenë se jam student i ekselencës, por kam një provim të mbartur, a do të përfitoj këtë vit? Shahini shpjegon se “për fat të keq jo, pasi studenti ekselent duhet të ketë kryer të gjitha provimet e vitit akademik dhe në shtesën që kemi bërë, kemi shtuar fashën, pra nuk janë 10.00 por janë studentë nga nota 9-10”.

Për sa i përket transparencës,  ministrja Shahini shton se “ndër kërkesat e tjera ka qenë transparenca dhe përfaqësimi. Pra transparenca e vendimeve të universiteteve, transparenca e shpenzimit të buxhetit publik dhe përfaqësimi i studentëve në vend marrje. Për vendimet e senateve që merren brenda universiteteve, kemi vendos ta ndihmojmë universitetin me një portal ku do të publikohen të gjitha vendimet edhe buxhetet në nivel fakulteti që studentët të informohen në kohë reale në mënyrën se si ndahen shpenzimet ku shkon buxheti që mund të marrë pjesë edhe në vendimmarrje”.

Ajo shtoi do të kemi edhe një rubrikë për ankesat tek portali i transparencës. Pra do të ketë dhe një strukturë që do merren me ankesat e studentëve.

Po ashtu, shton Shahini se “borde e administrimit është bërë temë diskutimi dhe ne kemi marrë vendimin e shkarkimit të të gjithë përfaqësueseve të Ministrisë së Arsimit në për bordet e universiteteve publike dhe të fillojë një proces i përzgjedhjes së anëtarëve të rin, ku një nga anëtarët  do të zgjidhet nga vetë studentët”.

Një tjetër problem që është ngritur nga studentët është dhe cilësia e mësimdhënies, tha Shahini.

“Që të adresojmë cilësinë e mësimdhënies kemi propozuar disa masa dhe e para është që do të bëhet një vlerësim i përshtypjes së studentëve për cilësinë e mësimdhënies në universitete. Agjencia e Vlerësimit të cilësisë ka një sondazh ku vlerësohet cilësia e mësimdhënies së Arsimit të Lartë në Shqipëri. Mënyra se si do të realizohet sondazhi vlen për t’u diskutuar dhe studentët e bëjnë vetë duke dhënë opinionin për secilin lëndë dhe pedagog. Ne po e bëjmë në nivel kombëtar, por duhet bërë edhe nga universitetet. Kemi vendosur të blejmë qasje në biblioteka elektronik ku studentë mund të kenë mundësi të bëjnë kërkimin shkencorë të fushave të ndryshme. Jemi duke marrë ofertat e fundit që të marrim jo vetëm artikuj shkencor por dhe libra”, tha Ministrja.

besa shahini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinor Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian

18:06 / November 26, 2022

Linda Rama bëhet gjyshe për herë të parë

18:36 / June 12, 2022

UNESCO: Shqipëria po zbut pabarazitë gjinore në kulturë, por duhet të rrisë investimet

18:48 / June 10, 2022

Habisin shkencëtarët, koha e vdekjes mund të parashikohet

19:12 / April 17, 2022
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Arsyeja e tritolit në Durrës ishin grushtet e Noizyt ndaj Cllevios, nënës së Laert Haxhiut i erdhi keq për reperin

18:46 / September 28, 2023

I penduari zbardhi krimet e bujshme, gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

18:26 / September 28, 2023

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

18:14 / September 28, 2023

Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data

18:07 / September 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

19:07 / September 28, 2023

I veshur me rroba ushtarake, 32-vjeçari hap zjarr në një spital në Holandë, disa të vdekur

18:56 / September 28, 2023

Numri i lartë i emigrantëve/ Gjermania ashpërson kontrollet kufitare

18:46 / September 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.