Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka informuar publikun për reduktimin e zyrave arsimore në varësi të fluksit të punës.
Në një deklaratë për shtyp Shahini theksoi se DAR i Shkodrës do të zhvenopset në Lezhë, pasi është vendosur që të mos ketë dy drejtori rajonale në të njëjtin qytet.
“Do të reduktohet numri i zyrave arsimore ne varësi të fluksit të punës, por nuk do të ketë shkarkime. Do të ketë gjithsej 51 zyra rajonale. Kemi vendosur që të mos ketë dy drejtori rajonale në të njëjtin qytet, kështu që DAR i Shkodrës do të zhvendoset në Lezhë.
Do të ngrihet një grup pune që do të merret me inspektimin e universiteteve dhe me vlerësimin e pedagogëve. Do të ketë gjithashtu edhe inspektim të sistemit arsimor parauniversitar,”– deklaroi ministrja Shahini.