Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja e Arsimit merr pjesë në konferencën e donatorëve: Rinia prioritet i qeverisjes në 4 vitet e ardhshme

19:31 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e Donatorëve në kuadër të titullit “Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, e cila u organizua në ambientet e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve të Tiranës dhe bëri bashkë aktorë të shumë dhe donatorë për t’u njohur me programin dhe mundësitë e bashkëpunimit mes palëve të interesuara.

Ministrja Kushi u shpreh se arsimi cilësor dhe punësimi dinjitoz janë sfidat më të mëdha për rininë. Për këtë po punohet fort për t’u ofruar të rinjve një të ardhme shumë më të mirë këtu në Shqipëri. Ajo tha se gjithmonë do të ketë të rinj e të reja që do të duan të studiojnë jashtë vendit, pasi ky është një trend global, por nuk mund ta lejohet që kjo zgjedhje të jetë e detyruar për ta.

“Jam shumë e kënaqur që rinia është një nga prioritetet e qeverisjes sonë për 4 vitet e ardhshme, por gjithashtu rinia është në vizionin tonë të Shqipërisë 2030”.

Duke folur për mundësitë e punësimit të të rinjve, ajo përmendi punësimin e studentëve ekselentë nëpërmjet platformës “Punë të Mbarë”; Programin Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të diplomuarit nga mosha 21-26 vjeç; apo edhe nismën më të fundit të qeverisë shqiptare “Gati për Shqipërinë” – si disa nga dëshmitë që po punohet intensivisht për të mbajtur ose ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat brenda dhe jashtë Shqipërisë që të japin kontribut për vendin tonë.

Ministrja Kushi nënvizoi se numri i të rinjve që kanë aplikuar për të dhënë kontribut për Shqipërinë është surprizues. “Tek ta shoh talent dhe vizion të shkëlqyer në projektet e tyre, por kanë përkushtim dhe një dashuri të jashtëzakonshme për Atdheun”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Kushi përmendi gjithashtu edhe ligjin “për Rininë” që nisi në vitin 2019-të; Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 që është në fazë përgatitjeje; si dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, e cila ka buxhete të dedikuara për të rinjtë, si dëshmi për punën serioze që po bëhet në mbështetje maksimale për rininë shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.