Rokadë në drejtimin e burgjeve në vend. Ministria e drejtësisë ka ndryshuar sëfundmi 24 shefa të policisë në institucionet e sistemit te ekzekutimit te vendimeve penale nga veriu në jug.
Sipas ministrisë së Drejtësisë, sistemi penitenciar i është përfshirë një transformimi të thellë, në kuadër të një masterplani të prezantuar në muajin gusht të këtij viti nga dikasteri i drejtësisë dhe që po zbatohet në të gjitha IEVP në vend.
Kjo reformë ka si qëllim rritjen e masave të sigurisë në burgje dhe përmirësimin e përformancës në këto institucione.
24 emrat e rinj të efektivëve në drejtimin e burgjeve në vend i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Nga kjo lëvizje, i vetmi drejtues që nuk është prekur është drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili vijonë të jetë ende në detyrë./ BË