Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministrja gjermane: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

19:58 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministrja e jashtme gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet.

Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim, tha Baerbock të premten, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.

“Në Ballkan nuk duhet të krijohet asgjë ku Rusia apo aktorë të tjerë mund të vendosen”, tha Baerbock.

Përveç Rusisë, ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor po kërkon Kina..

“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në mes të BE-së. Duhet që përfundimisht t’i sjellim njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, kërkoi Baerbock.

Sipas ministres gjermane, Bashkimi Evropian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje e besueshmërisë”.

Negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë për anëtarësim në BE, janë duke vazhduar.

Në mars të vitit 2020, Këshilli Evropian u pajtua për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por Bullgaria e bllokoi atë vendim bazuar në akuzat se gjuha maqedonase është thjesht bullgare me një emër tjetër dhe se Shkupi nuk respekton lidhjet kulturore dhe historike me bullgarët.

Megjithatë, javën e kaluar Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile për miratimin e kornizës së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ky veprim ndodhi pas një ndryshim në tekstin e kornizës negociuese, e cila do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do ta detyronte Shkupin të mbante marrëdhënie të mira me Bullgarinë./Rel

Annalena Baerbock BE ministrja gjermane negociatat Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.