Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ministrja Gjonaj jep lajmin e mirë: Po punohet për amnistinë, kritere më lehtësuese për gratë dhe të miturit

23:35 / November 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjoanj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përcjellë një lajm të mirë nga emisioni “Real Story” për të gjithë të dënuarit dhe familjarët e tyre, ku ka nënvizuar se po përgatitet me kujdes një draft i hollësishëm për amnistinë, duke i qëndruar strikt të gjitha kritereve të lejuar amnistinë.

E prerë në qëndimin e saj, Gjonaj zgjodhi të mos përcjellë shumë detaje, ku ndër të tjera theksoi se disa vepra nuk do të mund të amnistohen.

Ministria tha se momentalisht është një fazë diskutimi me Prokurorinë e Përgjithshmë për kategorinë e veprave penale të cilat do të përfitojnë.

Gjonaj u shpreh fillimisht se drafti u shty për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa tani është duke u diskutuar me institucionet e tjera përgjegjëse.

“Presidenti nuk ka rol në amnisti, por ka rol në falje me propozim të Ministrisë së Drejtësisë. Amnistia bëhet me ligj, vjen nga qeveria dhe i drejtohet parlamentit. Ministria e Drejtësisë në këtë proces nuk është vetëm, sepse konsultohemi me të gjithë aktorët. Ne kemi disa kohë që po punojmë për një draft dhe një projekt. Ai u shty për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit. Jemi në diskutime në këtë moment me Prokurorinë e Përgjithshme për kategoritë që do të përfitojnë”, tha Gjonaj.

Sa i përket të miturve dhe grave të dënuara, Gjonaj u shpreh se është menduar të ketë kritere më lehtësuese.

“Në ndjeshmëritë e mija personale do doja që nga amnistia të përfitonin më shumë gratë dhe të miturit e dënuar. Pavarësisht veprave penale që kanë kryer dhe pavarësisht mosplotësimit të kritereve standarde që janë përdorur vite me parë për amnistinë duke përfshirë edhe subjekte të tjera si burrat, unë them që në këtë projekt-propozim së bashku me stafin që po punon dhe institucionet përkatëse, kemi planifikuar që të ketë një amnisti me kritere më lehtësuese për gratë dhe për të miturit”, tha Gjonaj

Në fund, ajo shtoi se edhe për të moshuarit do të ketë përfitime, ndërsa drafti do të duhet të kalohet nga Qeveria dhe më pas në Kuvend. “Drafti që jemi duke përgatitur parashikon diçka edhe për të moshuarit. Unë do ta propozoj që të kalojë me vendim në Qeveri, më pas është fjala e fundit e Kuvendit”, u shpreh Gjonaj.

Amnisti gjonaj grate miturit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.