Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Koçiu vizitë në spitalin e Sarandës: Shërbime cilësore për qytetarët dhe turistët

12:45 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kociu2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në spitalin e Sarandës “Petro Nako” ku investimet e qeverisë dhe MSHMS-së në kirurgji, maternitet dhe pediatri kanë mundësuar kushte bashkëkohore për stafin si dhe cilësi shërbimi pranë vendbanimit për qytetarët.

Koçiu theksoi se ky spital u shërben rreth 120 mijë banorëve, por edhe mijëra turistëve të cilët e zgjedhin atë si destinacionin e pushimeve të tyre. Gjatë bashkëbisedimit me stafin e mjekëve dhe infermierëve, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë për rritjen e shërbimeve për qytetarët dhe turistët që qyteti i Sarandës pret dhe përcjell gjatë gjithë vitit.

“Do të kemi rritjen e pagave sërish në 2024 për mjekët e familjes dhe për infermierët që unë besoj se janë gjithashtu edhe një stimul i cili motivon akoma më shumë gjithë shërbimin shëndetësor për të kryer punën më me cilësi dhe më në gatishmëri të njerëzve. Do doja theksoja humanizmin, humanizmin ndaj njerëzve. Shpesh na merr rutina na merr ngarkesa, por nuk duhet të harrojmë që edhe fjala e mirë shëron siç kundër shëron gjithë puna që bën mjeku”, deklaroi ministrja Koçiu.

Ajo vuri në dukje se me intensitet vijon vaksinimi antigrip ku deri më tani në Qendrën Shëndetësore Sarandë janë aplikuar mbi 2200 doza si dhe shtrirja e vaksinimit kundër HPV-së te vajzat e reja. Koçiu deklaroi se në Sarandë vijon puna për rikonstruksionin e Poliklinikës së Specialiteteve, e cila shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zonave përreth. Në Spitalin e Sarandës, shërbimi i Urgjencës kryen rreth 22 mijë konsulta vjetore ndërsa gjatë sezonit të verës numri i konsultave shkon 100-120 në ditë. Ndërsa Shërbimi i Kirurgjisë ka kryer rreth 226 ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2023.

Albana Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.