Këtë të hënë po mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë.
Ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi, teksa vlerëson iniciativën e Akademisë s Shkencave thotë se teknologjia është një zgjidhje që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Ministrja zbuloi edhe se do të jenë rreth 1.5 milionë euro që do të financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.
“Sot sfidat janë më të mëdha dhe më të vështira. Lufta, kriza energjetike, dhe shumë të tjera, Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Përgatitja e pajisjeve të reja…etj. Por, zhvillimet aktuale në Nano teknologji, po rriten me ritme kaq të shpejta, saqë po kthehet në sfidë për shoqërinë. Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumente të Nano shkencës”.