Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Kushi mungon në seancë, Vokshi: Mësuesit s’guxojnë të flasin, janë të kërcënuar

11:27 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 151
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate Albana Vokshi, në një deklaratë pas seancës së rradhës gjyqësore me ministren e Arsimit, Evis Kushi në Gjykatën e Posaçme, tha se përfaqësuesit e saj nuk kanë paraqitur asnjë provë, por vetëm pasqyrime të mediave për statusin e saj që ka denoncuar daljen e testeve. Po ashtu Vokshi tha se mësuesit sot janë nën kërcënimin e patronazhistëve.

“Seanca e parë që shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i ministres Kushi e cila edhe sot nuk u paraqit. Unë edhe sot erdha personalisht në respekt të financave që po vë në dispozicion kjo gjykatë për një çështje që është politike për të mbyllur gojën time dhe të kolegëve të opozitës. Sot u vërtetua që koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar skandalin që po ndodhte në provimin e vlerësuesve të mësuesve parauniversitar.

Nuk kishte asnjë provë, por shkrime të mediave që kishin publikuar statusin tim. Unë paraqita provat e mia, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit. Vetëm fjalia e parë e këtij mesazhi, të bën të mendosh dhe kuptosh se cili është statusi i mësuesve sot në arsimin parauniversitar. Nuk guxojnë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistet, janë të kërcënuar me vendin e punës. Një mësues i ndershëm gjen mënyrën për të denoncuar një skandal.

E kam bërë publik duke iu referuar tekstit të mësueses. Ministrja në vend të hetonte të vinte para përgjegjësisë kush i kishte nxjerrë testet, më paditi në gjykatë. Duan të na mbyllin gojën, por e kanë kot, do vijoj të jem në krah të cdo mësuesi se situata në sistemin arsimor sot është ulëritëse, mbi 200 mijë fëmijë kanë lënë sistemin arsimor. Kemi një qeveri që kryesohet nga një qeveri që nuk e do arsimin”.

Albana Koshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.