Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Kushi: Tashmë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike do t’i përfitojnë librat falas

10:33 / August 31, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. Gledian Llatja kanë dorëzuar në mënyrë simbolike librat shkollorë tek tre fëmijët e një familjeje në Elbasan.

“Patëm kënaqësinë t’u dorëzonim tekstet shkollore falas tre fëmijëve në familjen e Fatmir Sinanit, baba i binjakëve Xhuel dhe Nuel në klasën e dytë, dhe Sevit nxënëse në klasën e nëntë,- shkruan Ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo më tej shprehet se këtë vit nisma “Librat Falas” u zgjerua edhe me klasat 8 dhe 9, duke i pajisur kështu me tekste shkollore të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.

Ministrja ka bërë të ditur se duke filluar që nga data 1 shtator, tekstet shkollore do të shpërndahen për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e vendit.

Ndërkohë, ministrja Kushi gjatë vizitës nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e vaksinimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Shpresojmë që ky vit shkollor të jetë një vit normal, pasi pjesa më e madhe e mësuesve janë vaksinuar,”- shprehet Znj. Kushi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.