Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Manastirliu: Në 2024 do të ndërtojmë 33 objekte të reja shkollore

09:49 / November 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
655330f548766edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Pogradec u ndal për të parë nga afër ambientet e dy shkollave të reja, investim i qeverisë në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit. Shkolla 9-vjecare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 engjëjt”, sipas kreut të qeverisë kanë ndryshuar tërësisht cilësinë e mësimdhënies për 440 nxënës të qytetit të Pogradecit.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kryeministri u ndal në disa nga klasat si dhe ambientet sportive të shkollave. “Praktikisht investimet në të gjithë vendin përsa i përket rehabilitimit, përsa i përket ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave janë në fokus të programit të buxhetit 2024. Në ciklin e investimeve 2023-2024 do të ndërtojmë 33 objekte shkollore, duke përfshirë këtu edhe palestra dhe terrene sportive”,-u shpreh ministrja Manastirliu.

“Sfida është që në këto dy vite edhe shkollat të cilat janë në Pogradec dhe ku praktikisht fëmijët nuk vinin në këtë shkollë, por shkonin në shkollat e qytetit, tani mundet të vinë këtu dhe kështu që redukton mësimin me dy turne që është një tjetër objektiv i yni”,-nënvizoi ministrja e Arsimit dhe Sporteve.

Një tjetër objektiv në fokusin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është edhe pasurimi i bibliotekave të shkollave. Ndërkohë që Kryeministri nga ana e tij e vuri theksin tek rritja e pagave që do të bëhet për mësuesit me buxhetin e vitit 2024. “Do të vijojmë t’i rrisim pagat përsëri”, – theksoi kryeministri Rama teksa bisedoi me disa nga mësuesit e shkollave.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.