Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Manastirliu: Stafet mjekësore dhe pacientët me terapi mjekimi përjashtohen nga ndalimi i qarkullimit

18:26 / March 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministrja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19. Në një deklaratë ajo tha se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra kryhet sipas udhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

1.      Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

2.      Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Manastirliu vlerësoi punën e personelit mjekësot, për të cilët deklaroi se të gjithë do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit.

Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme pasi nuk është vetëm Shqipëria që po i ndërmerr por të gjitha vendet që po përballen me një situatë të tillë. /Ora News.tv/

Ministrja Manastirliu Stafet mjekësore tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.