Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e proçesit mësimor nga data 24-26 Janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Ishte deputetja e partisë demokratike, Ina Zhupa , ajo që kërkoi nga Qeveria që sëbashku me fëmijët të qëndrojnë në shtëpi edhe prindërit e punësuar në administratën shtetërore. Sipas saj , duke marrë shkas kushtet e vështira atmosferike që do përfshijnë dhe Shqipërinë, fëmijët kanë nevojë për përkujdesje nga ana e prindërve .
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sapo deklaroi që kërkesa e deputetes është marrë parasysh , duke lejuar që njëri nga prindërit e fëmijëvë të mitur, të qëndrojnë në shtëpi, një vendim i cili mesa duket do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Shqipëria parashikohet të përfshihet në një mot të acartë.