Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e ftuar në emisionn “Mbrëmje në ABC”, i ka dhënë përgjigje pyetjes kush e ka komandën e ushtrisë në rast se situata tensionohet dhe thirrja e tyre në shërbim të saj do të jetë e domosdoshme.
“Kushtetuta e ka të shprehur qartë. Presidenti i Republikës i udhëheq forcat e armatosura në kohë lufte, ndërsa në kohë paqeje kompetencat i ka kryeministri dhe ministri i mbrojtjes.Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh Kushtetuta sepse Presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetues cënimi i të drejtës së votës. Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues. Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se Presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul”.- tha ajo.
