Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Miqësore speciale në Tiranë, na vizitojnë kampionët e Evropës

14:20 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali shqiperi 658x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ndodhë shpesh që të përballemi me Italinë, në fakt jemi përballur vetëm 3 herë në histori, në dy raste për kualifikueset e Botërorit, dhe një miqësore solidariteti në Xhenova, një sfidë që të krijonte përshtypjen se luhej në Tiranë. Në çdo rast nuk kemi arritur kurrë as t’i marrim pikë e as t’i shënojmë qoftë dhe një gol.

Me ndihem e Edy Rejas, Shqipëria arriti të bind “azzurët” të vijnë në kryeqytetit tonë, për një tjetër test miqësor. Kjo është një përballje me një aromë të veçantë për shumë legjionarë kuqezi që prej vitesh vijojnë karrierën e tyre në Serie A, pa diskutim është një sfidë shumë e veçantë edhe për Edy Reja-n dhe stafin e tij.

Pas dy miqësoreve që askush nga tifozët e thjesht nuk pati mundësi të shikonte Kombëtaren, këtë herë kanë luksin të shohin live në “Air Albania” kampionët në fuqi të Evropës. Nuk është një sekret që pjesë dërrmuese e shqiptarëve janë fansa të futbollit italian, kjo e bënë gjithnjë të veçantë një sfidë Shqipëri-Itali.

LISTA 3 600x338 1

Edy Reja dhe stafi i tij do të kujdesen deri në detaj për të dhuruar një paraqitje pozitive, më në fund pas një periudhë të gjatë ka në dispozicion pjesën me të madhe të legjionarëve kuqezi.

Nuk është një shëtitje as për Italinë, mungesa e tyre në Botëror ishte një goditje e madhe, çdo test tani për Mancinin është i rëndësishëm. Pak ditë përpara miqësores me Shqipëri, trajneri “azzurr” ka humbur shërbimet e Tolit dhe Emerson, të dy të dëmtuar, ndërsa i ka dhuruar një ftesë Pinamontit të Sassuolo-s dhe Fabiano Parisi të Empolit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.