Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Miqësorja në Durrës, Laçi i Starovës mposht Teutën. Ja autorët e golave

19:47 / June 16, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teuta laci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teuta zhvilloi ditën e sotme, miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kupat e Europës.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i Shkëmbit priti Laçin në miqësore, dhe ishin kurbinasit ata që fituan me shifrat 1-2.

Në formacionin titullar, për durrsakët luante vetëm Todorovski, ndërkohë që blerjet e tjera e nisën nga stoli, ndërkohë tek kurbinasit binin në sy Turkaj, Teko apo Zaimi.

Në pjesën e parë, shifrat ishin të bardha, dhe ekipet e mbyllën pa gola. Në të dytën, ishte Laçi që gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 73-të, Elvi Berisha, shënoi pas një krosimi nga e djathta. Topi u përplas në shtyllë, dhe brenda zone lojtari i Laçit nuk e pati të vështirë ta shtyjë në rrjetë.

Më pas, në minutën e 85-të, ishte Adolf Selmani, i ardhur nga klubi i Kastriotit, që shënoi golin e dytë për kurbinasit.

Ekipi i Shkëmbit ngushtoi shifrat në minutën e 88-të, me Lorenco Vilën që shënoi i vetëm përballë portierit Shala, pas një krosimi nga e djathta të Avdylit, por vetëm kaq nuk mjaftoi, dhe durrsakët në fund e mbyllën me humbje.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.