Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Miratimi i buxhetit 2021/ Spiropali: Ky është buxheti i ekonomisë familjare dhe drejtësisë sociale

13:09 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 11 17 at 13.04.21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet e saj sociale pikat kryesore të buxhetit 2021, i cili u miratua një ditë më parë në Parlament. 

Ministrja e ka cilësuar si buxhetin e krizave të rënda të kthyera në mundësi të mëdha.

Sipas saj, ky është projekti më i madh social ideuar dhe buxhetuar në Shqipëri në 30 vite. Në këtë buxhet parashikohen gjithashtu edhe 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Postimi i plotë:

Buxheti 2021 që u miratua sot në Kuvend me 84 vota pro ✅ është buxheti i krizave të rënda të kthyera në mundësi të mëdha. Ky është buxheti i ekonomisë familjare. Ky është buxheti i drejtësisë sociale. Ky është buxheti i rimëkëmbjes. RINDËRTIMI 🏗️ është projekti më i madh social ideuar dhe buxhetuar në Shqipëri në 30 vite. Në buxhetin e miratuar sot parashikohen 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Buxheti i rindërtimit do të mundësojë: 3,470 banesa individuale; 4,646 banesa kolektive; 145 objekte arsimore. ✅Miratuam pagesën e vaksinës dhe pagesën e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19 me rimbursimin e një fondi prej 1.2 mld lekë që do t’i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar çdo qytetar. 👨⚕👩🏫 Rriten pagat punonjësve në dy sektorë prioritarë, shëndetësia dhe arsimi. ✅ 8 miliardë lekë në total për rritjen e pagës me 40% për bluzat e bardha dhe 15% për mësuesit.

Ky është buxheti i taksave 0⃣ për biznesin e vogël. ✅ Rreth 30 mijë bizneseve të vogla familjare u zerohet tatim-fitimi. ✅ Rreth 32 mijë bzinese dalin nga skema e TVSH. ✅ 2.5 miliardë lekë për rritjen e pagesës së papunësisë, që kjo shtresë në nevojë të mund të përballojë këtë kohë të vështirë. ✅ Familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë me këtë buxhet social dyfishin e të ardhurave. ✅Prioritet absolut është vendosur rritja e buxhetit për bujqësinë, 950 mln lekë për skemën e rimbursimit të naftës. 300 mijë fermerë përfitojnë në ekonominë e tyre familjare nga ky buxhet.

⚖️ Reforma në drejtësi do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore. Buxheti 2021 është një instrument kyç që mundëson një rikthim në shtegun normal të rritjes së qëndrueshme ekonomike, si dhe ofron një mirëqënie më të lartë ekonomike dhe sociale për qytetarët shqiptarë anembanë vendit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.