Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratimi i ndryshimeve në ligjet e reformës në drejtësi. Ministria: Fuqizojmë institucionet e reja

22:51 / July 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reforma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi. Sipas Ministrisë së Drejtësisë më në fund pas përpjekje intensive për të nxitur bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës, Komisioni i Ligjeve ka mundur t’i diskutojë dhe miratojë në parim nen për nen.

Ministria e Drjetësisë u përfaqësua në komision nga zëvendës ministrja Fjoralba Caka, e cila theksoi se ndryshimi i tyre në pajtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Ministrisë së Drejtësisë për të shmangur problemet e krijuar nga boshllëqet ligjore që vinin nga shfuqizimi i pjesëve të veçanta.

Caka shprehu bindjen se këto dispozita jo vetëm do të plotësojnë vakumin ligjor dhe do të jenë në pajtim me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, por edhe do të ndihmojnë institucionet e reja të drejtësisë në zbatimin e kompetencave që u kanë dhënë Kushtetuta dhe ligji.

Teksa bëri një rezyme të përgjithshme, ajo risolli edhe njëherë në vëmendje punën e bërë:

“Pavërësisht boshllëkut ligjor, Ministria e Drejtësisë ka shprehur vullnet në dërgimin e 12 rasteve për procedim disiplinor para KLD-së gjatë periudhës transitore. Po kështu, pas krijimit të KLGJ, ministrja Etilda Gjonaj i ka rekomanduar publikisht KLGJ-së marrjen e masave disiplinore për gjyqtarë të caktuar që kanë vepruar haptazi në kundërshtim me ligjin. Në veçanti, Ministria e Drejtësisë, si në grupin e punës ashtu edhe në qëndrimin e saj publik ka përkrahur emërimin e magjistratëve të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe akomodimin me përparësi të tyre në sistemin e drejtësisë, me qëllim plotësimin në kohë të vakancave. Sikurse është rregulluar edhe në dispozitën kalimtare të ligjit 96/2016, procesi i emërimit të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistaturës, fazë që sipas ligjit është parësore, nuk do të ndërvaret nga përfundimi i procedurave të transferimit paralel dhe/ose të ngritjes në detyrë për magjistratët. Paketa e ndryshimeve të dy ligjeve është në linjën e urdhërimeve të vendimit të GJK dhe për këtë arsye Ministria e Drejtësisë është shprehur dakord”, u theksua ndër të tjera në mbledhjen e Ligjeve.

Ndër të tjera, kreu i komisionit Ulsi Manja teksa vlerësoi vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë, siguroi se mazhoranca është e hapur që me mbështetje të ndërkombëtarëve të korrigjojë ligje të posaçme të reformës.

“Mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm edhe sa i përket ndryshimeve në ligjeve të tjera të reformës në drejtësi që do t’i diktojë nevoja e zbatimit praktik të zbatimit të ligjeve”, u shpreh Manja.

Pritet që në seancën plenare të ditës së enjte këto dy projekt ligje të hidhen për votim për të marrë 84 votat e nevojshme. Me ndryshimet e 22 neneve, Parlamenti i hap rrugë KLGJ dhe KLP marrjen e  masave disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.

fuqizojme institucionet Reforma ne drejtesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

Mbi 1.100 vrapues në rrugët e Korçës, gjysmë maratona “Little Paris” debuton me atmosferë festive

12:43 / September 20, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

11:59 / September 20, 2026

Speciale/ Pronari i “shtëpisë së verdhë”: Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën

10:43 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.