Bashkimi Europian nuk ndalet së ndëshkuari Rusinë me sanksione. “The Guardian” shkruan se së fundmi, BE ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve, ku përfshihet edhe ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit në Europë të Roman Abramovich.
Sanksionet e paketës së 4-t përfshijnë:
–Ndalimin e importit për një sërë produktesh çeliku.
-Ndalimin e investimeve të reja në të gjithë sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.
-Ndalimin e eksportit për mallrat luksoze (p.sh. makina luksoze, bizhuteri) me vlerë mbi 300 €.
-Ndalimin e vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.
