Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mirditë/ Shembet rruga Bukmirë-Rrëshen, mjetet rrezikojë të bien në liqen

21:21 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bukmire
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga Bukmirë-Rrëshen në Bashkinë e Mirditës është e shembur edhe pse ajo është rikonstruktuar dy vite më parë. Si pasojë e shembjes, automjetet rrezikojnë të bien në liqen. Banorët kanë protestuar prej dy muajsh, por Bashkia e Mirditës nuk ka marrë asnjë masë.

“Kjo nuk ka asnjë lloj parametri për rrugë. Nuk e kuptoj si lejon policia rrugore, se si hesht kryetari i bashkisë. Ministria e transportit. Nuk ka se si të ndjehet fatkeqësia ndryshe. Vetëm kur të bie një njeri në liqen. Ky mal ka ikur”, u shpreh një banor. “I lutem bashkisë, shtetit të marrë masa për këtë rrugë. Jemi mbi 50 familje këtu, plus 7 fshatra të Kaçinarit”, tregoi një banor i zonës.

Në këtë aks kalon çdo ditë furgoni me nxënësit e shkollës, të cilët, të frikësuar detyrohen të përshkojnë rreth 1 kilometër në këmbë. “Nga frika se mund të shembet rruga shoferi i fugonit na zbrit në tokë. Në kohë shirash kjo rrugë do shembet dhe ne nga momenti në moment mund të biem në liqen”, tha një nxënëse.

“Nuk është hera e parë që ne protestojmë për këtë rrugë. Ky është një skandal. kam 3 fëmijë në shkollë dhe kur bie shi unë dal e i pres”, u shpreh një prind. “Unë çdo ditë detyrohem me i ul fëmijët në tokë për të shmang një katastrofë. Ky popull është bërë “mish për top”, tha shoferi i fugonit të nxënësve.

Segmenti rrugor Rrëshen-Bukmirë ka shembje dhe rrëshqitje dherash në të gjithë gjatësinë e tij, pasi mungojnë kanalet për kullimin e ujërave malor. Nëse nuk ndërhyhet, rreth 5 mijë banorë të njësisë administrative Kaçinar rrezikojnë të mbeten në izolim.

mirdite rruga shembet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.