Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Mirënjohje” nga kryetari i bashkisë Mat/ Humanizmi i vajzës matjane nuk njeh kufi, nga Franca sjell ndihma për spitalin e Burrelit (Foto)

12:42 / October 10, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elisabeta Gjegji (Shehi) tregoi sot një gjest mjaft human. Duke njohur problemet e mbartura në spitalin “Xhavit Mara” Burrel ajo solli në vendlindje ndihma të rëndësishme nga Franca, duke siguruar për mjekët dhe personelin e këtij spitali bashkiak pajisje të dobishme për pacientët e rrethit Matit.

Vajza nga Bushkashi pasi ka përfunduar shkollën e mesme “Papa Gjon Pali II-të” në Ulëz është specializuar si operatore turistike pranë qendrës profesionale “Maria Mazzarello” në Tiranë, për të vazhduar më vonë studimet e larta për Financë-Kontabilitet. Eshtë martuar me Raimond Shehi dhe kanë 2 djem.

“Raimondi është mbështetja ime më e madhe. Madje është ai që më shtyu të vashdoja studimet e larta, pas martesës sonë. Kam ushtruar profesionin si ekonomiste në Tiranë, në sektorin privat. Në vitin 2013, jemi larguar nga Shqipëria drejt Francës, me djalin e madh në atë kohë vetëm 2.5 vjeç. Jemi sistemuar me dokumenta pas afërisht 3 vitesh. Aktualisht ushtroj profesionin tim si ekonomiste në një kabinet kontabiliteti e njëkohësisht po ndjek studimet (specializim) në degën Marketing dhe Komunikacio” shprehet për tirananeës Elisabeta Gjegji (Shehi).

Mbyllja e shkollës së fshatit të lindjes, në vitin 2019, është pritur me shqetësim nga familja e Elisabetës, sidomos djali i saj, Rafeli. Kur ai  shihte bashkëmoshatarët që udhëtonin drejt Bazit ose Ulzës, për të frekuentuar shkollën fillore dhe 9 vjeçare, u kërkoi prindërve t’i ndihonin këto fëmijë. Humanizmi dhe bujaria nisi me dhurata dhe ndihma të ndryshme me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për disa familje të zonës. Më tej i lindi ideja që të mundësonim transportin fëmijëve të fshatit, nga Bushkashi në Ulëz, në mënyrë që të frekuentonin shkollën atje.

“Disa fonde u mblodhën dhe bashkëpunova me një shoqatë murgeshash (të cilat në periudhë të vështirë na kanë strehuar në Francë), që të mundësonim pagesën e transportit vjetor, në bashkëpunim me Bashkinë Mat. Mirëpo për arsye të ndryshme, pak para fillimit të shkollës, ky projekt u anullua. Ndaj, fondin e mbledhur për transportin, e investuam tek rehabilitimi i kanalit vaditës të fshatit Bushkash. Pastaj erdhi Covid 19. Projekti “Bashkë per spitalin Xhavit Mara”, nisi me idenë që t’i vinim në ndihmë moshës së tretë dhe banorëve të fshatit Bushkash, me aparate tensioni dhe diabeti”, vijon rrëfimin Gjegji.

E vendosur për të ndihmuar spitalin bashkiak Mat kontakton shoqatën franceze “Humatem”, një shoqatë e çertefikuar nga shteti francez për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfra ose vendeve në zhvillim, me pajisje të ndryshme Biomedikale (pajisje elektronike). Pas disa komunikimeve me këtë shoqatë u vendos që projekti të kalonte në nivel më të lartë. Elisabeta Gjegji (Shehi) interesohet se me çfarë mallrash spitalore mund të ndihmonin një spital në një zonë të veriut të Shqiperisë.

“Humatem” bashkëpunon me një shoqatë tjetër “Aima”, të cilat plotësojnë nevojat spitalore me materiale apo pajisje arreduese (eco, kompjutera, krevate elektrike, dyshekë, komedina, karrige, tavolina me rrota për t’u shërbyer vaktet pacientëve, karroca pastrimi për sanitaret, çarçafë e batanije etj etj). Autoritetet vendore të spitalit dhe Bashkisë Mat tregojnë gatishmërinë për të bashkëpunuar me matjanen që luftonte fort për të siguruar ndihmat për spitalin e Burrelit dhe Qendrën Shëndetësore Bushkash. Kostoja e vetme është ajo e transportit të ndihmave nga Franca në Burrel. Kjo është mundësuar nga shoqata franceze “Bioport”, e cila financoi 9900 euro.

Në ceremoninë e organizuar në mjediset e spitalit “Xhavit Mara”, kryebashkiaku Agron Malaj vlerësoi kontributin e Elisabeta Gjegji (Shehi) dhe i dorëzoi asaj titullin “Mirënjohje” për kontributin e dhënë për spitalin e Matit. Malaj shtoi se investime të rëndësishme janë realizuar në këtë spital dhe të tjera janë në proçes. Sipas kryetarit të bashkisë është shumë e rëndësishme të rrisim shërbimet për qytetarët, sidomos për të sëmurët dhe moshën e tretë. Nga këtu Malaj tha se është menduar ngritja dhe funksionimi i një “azili” për afro 200 persona, i cili do të jetë pranë spitalit bashkiak.

Në ceremoni folën edhe drejtori i spitalit Erion Bala dhe zonja që solli ndihmat në Mat, Elisabeta Gjegji (Shehi).

1 1
3 1
2 1
5
4 1
0001

elisabete gjegji mat mirenjohje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.