“Dimri” pritet të na vizitojë sërish javën e ardhshme. Duke filluar nga pasditja e të hënës, temperaturat në Shqipëri do të zbresin me disa gradë, madje nëpër parashikohen edhe reshje dëbore.
Sipas asaj që konstaton “Windy”, dita më e ftohtë e javës së ardhshme do të jetë e marta, ku në Ersekë temperaturat pritet të ulen deri në -5 gradë celcius.

Megjithatë situata parashikohet të përmirësohet në fundjavë, ku pritet që të kemi një mot të mirë dhe ngrohtë. Temperaturat e ajrit, sipas sinoptikanëve, mendohet se do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

