Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Misioni i vëzhgimit të OSBE: Nuk ndërhyjmë, s’na intereson as rezultati. Ja pse jemi këtu

13:00 / March 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 b95fee0113dc71c868b517222fc66c40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme po mbahet një konferencë për mediat nga misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet 25 prillit. Përfaqësuesja, Urszula Gacek ka shpjeguar se me çfarë do të merret dhe nuk do të merret ky mision sa i përket zgjedhjeve.

Ajo thotë se misioni i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të disa vendeve, por edhe në Tiranë është i paanshëm në mënyrë strikte dhe nuk do të ndërhyjë për asnjë moment në zgjedhje, madje as i intereson rezultate.

Sipas saj, do të monitorohet fushata, votuesi, procesi zgjedhor dhe sfidat me të cilat do të për ballet kësaj radhe Shqipëria në zgjedhje.

‘’Do të trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, sikur e dini do të jenë më 25 prill. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.
Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam.
Ky është prezantimi ynë, dhe pse jemi vendosur këtu.
Jemi me ftesë të autoriteteve shqiptare. Jemi të ftuar nga Shqipëria. Të gjitha, OSBE është e përkushtuar për këto zgjedhje dhe shpreson për zgjedhje të lira e transparente.
OSBE duhet të lejtohet t’i vëzhgojë këto zgjedhje, edhe Shqipëria është pjesë e OSBE.
Çfarë do të bëjmë ne?
Jemi këtu për të vlerësuar si do të shkojnë zgjedhjet. Do të shohim sa do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ka pasur Reforma, do tëk emi shumë gjëra për të parë. Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte.
Kemi përfaqësues nga Polonia, Britania, Italia, Estonia, Bosnja, Armenia, Taxhikistani. Jemi këtu shumë kohë para zgjedhjeve, kemi vëzhguar situatën. Patjetër që vëzhgimi i zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë. Do të shohim, se si zhvillohet fushata por edhe shumë elementë të tjerë. Do të kemi vëzhgues nga media. Ditën e zgjedhjeve, jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi për ët ndërhyrë në zgjedhje. Thjesht jemi si vëzhgues. Nuk jemi të interesuar për rezultatin politik. Jemi të interesuar si do të shkojë procesi, a do të jetë transparent, standardet ndërkombëtare, në krahasim dhe me vendet e tjera. Që ta bëjmë punën siç duhet. Do të flasim me shumë nejrëz këtu.
Do të qëndrojmë në vendin 17 maj, në mënyrë që të mbikqyrim gjithçka në lidhje me këto zgjedhje. Ka disa procedura. Do të ketë dhe një raport përfundimtar, ku përveç konkluziconeve do të ketë dhe rekomandimet tona.
Kjo ishte një përmbledhje pse ndodhemi këtu, çfarë do të bëjmë. ‘’- tha Urszula Gacek.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026

Gjermania drejt presidentes së parë grua? CDU/CSU pritet të propozojë Ilse Aigner

12:59 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.