Rachelle di Stasio u kurorëzua së fundmi Miss New York dhe është gati të konkurrojë për titullin Miss USA 2023 muajin e ardhshëm në Nevada.
Ajo është 26 vjeçe, ishte balerinë në shkollën prestigjioze të Teatrit të Baletit Amerikan dhe iu desh të bënte një ndryshim në karrierë pas ndrydhjes së këmbës. Edhe pse ishte një vendim i vështirë, thotë ajo, karriera e modelingut e ka shpërblyer pasi i përket një prej agjencive më të mëdha në SHBA dhe tashmë ka fituar një titull të madh.
“Konkurset e bukurisë kombinojnë gjithçka që dua, të jem në skenë, të kërcejë, të fotografohem, të flas me njerëzit. Unë mund t’i shijoj të gjitha pasionet e mia në të njëjtën kohë”, thotë Rachelle, duke folur për New York Post .
Por përpara se të “shkëlqente” si modele, 26-vjeçares iu desh të mbijetonte traumën e abuzimit seksual kur ishte vetëm 4 vjeç. Stasio u abuzua seksualisht në moshën 4 vjeçare dhe punon me një organizatë jofitimprurëse që ndihmon viktimat e përdhunimit dhe abuzimit.
“Dua të dëgjohem, të ndaj historinë time dhe të jem pjesë e diçkaje të bukur. Isha në gjendje të përdor zërin dhe fuqinë time për të arritur këtu ku jam sot. Dua t’u tregoj grave të tjera se e kaluara nuk ndikon në vetëvlerësimin e tyre dhe atë që janë sot”, ka qenë deshmia shokuese e modeles.
